Arrestohen dy kosovarë, përdoren patentë-shofer false
Gjatë ditës se djeshme janë arrestuar dy qytetarë të Kosovës në Kamenicë, të cilët dyshohet se janë pajisur me patentë-shofer false.
Policia e Kosovës ka treguar se të dyshuarit kanë pranuar se i kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë pajisur me patentë shoferi të R. Kosovës duke përdorur patentë shoferi të një shteti tjetër, të cilët dyshohet se janë të falsifikuar. Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.