Arrestohen disa persona, konfiskohen armë zjarri dhe ilaçe
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë kryer me sukses një operacion në terren, me ç’rast kanë arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.
Ky operacion policor është bërë në disa lokacione në Kosovë dhe përveç arrestimeve është konfiskuar edhe një numër i konsiderueshëm i armëve të zjarrit, një sasi e barërave ilegale dhe gjësende tjera me vlerë.
Detajet për këtë operacion Policia e Kosovës pritet t’i jap më vonë gjatë një konference për media ku do të marrin pjesë zyrtarë kompetentë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus, do të ju mbajë të informuar posa të dalin detaje tjera lidhur me këtë rast./FaktePlus