Arrestime në Viti e Han të Elezit, policia u gjen droga të llojeve të ndryshme e armë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Viti pasi u ka gjetur lloje të ndryshme të narkotikëve.
Fillimisht policia në veturën që po e voziste njëri prej të dyshuarve kishte gjetur 2.1 gramë heroinë kurse pas bastisjes njësitet kishin gjetur edhe kokainë, marihuanë, revole, thikë e telefona.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.
Ndërsa në Han të Elezit gjatë një kontrolle policia i ka gjetur të dyshuarit marihuanë e pako me rizlla. Ai është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, përcjell FaktePlus.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.5 gram dhe një pako me rizlla. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.