Arrestime në Deçan për kanosje e kërcënime
Dy raste të ndara të kanosjes e kërcënimit kanë ndodhur në komunën e Deçanit, me ç’rast policia ka arrestuar tre persona.
Rasti i parë i kanosjes ka ndodhur dje paradite ndaj një zyrtari në QPS.
“Viktima shqiptar zyrtar në QPS-së , ka raportuar se në vendin e tij të punës, është kanosur verbalisht nga i dyshuari shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Kurse në rastin tjetër thuhet se kërcënimi ndaj tre personave është bërë për shkak të një borxhi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, pasi që të njëjtit si pasojë e një borxhi, kanë kërcënuar tre persona”, njofton policia.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus