Armenia nënshkruan marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës
Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me liderët e Rusisë dhe Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës mbi rajonin Nagorno-Karabakh, të martën.
Ai ka shtuar se do t’i adresohej popullit ditëve në vijim, raporton Reuters.
Që nga shtatori, luftimet në Nagorno -Karabakh nuk janë ndalur, derisa janë shënuar shumë viktima e të lënduar.