Armenia dhe Azerbejxhani dakordohen për armëpushim
Armenia dhe Azerbejxhani kanë arritur një armëpushim të ri gjatë së shtunës mbi territorin Nagorno-Karabak, ku janë zhvilluar luftime të ashpra tash e sa kohë.
Ministria e jashtme armene pas dakordimit, ka thënë se Nago-Karabaku e rikonfirmon gatishmërinë për t’i ruajtuar kushtet e armëpushimit humanitar në baza reciproke, ndërsa ai rus, Sergei Lavrov, që kishte marrë pjesë në bisedime, ka thënë se armëpushimi duhet të ruhet, shkruan Reuters.
Nga kryeqyteti azer, Baku, thonë se janë vrarë 13 civilë dhe më shumë së 50 janë plagosur në Ganja, nga sulme raketash të Armenisë.
Nagorno-Karabaku është zona që zyrtarisht njihet si pjesë e Azerbejxhanit mirëpo kontrollohet nga armenët etnikë.
Lidhur me armëpushimin e ri, presidenti francez, Emmanuel Makron, ka thënë se armëpushimi duhet të jetë i pakushtëzuar dhe i respektuar në mënyrë rigoroze nga të dyja palët.
Armëpushimi i parë që ishte arritur mes dy forcave javë më parë, ishte prishur disa minuta më pas. Ky armëpushim humanitar ka për qëllim tërheqjen e trupave të civilëve dhe ushtarëve, të vrarë në dy anët.