Armend Zemaj shkarkon një zyrtar të lartë që e emëroi vetë para dy jave
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka shkarkuar Sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e emëroi vet me 10 korrik pasi e shkarkoi Naim Bardiqin.
Në pozitën e Sekretarit të MSH-së, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani.
Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë pozitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.
“Po Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së”, ka deklaruar Hoti. Ai nuk ka dhënë detaje tjera pse është shkarkuar Gjocaj.
Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ishte emëruar në pozitën e Sekretarit nga ish- ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe Gani Shabani ishte akuzuar në rastin “Stenta”.
Por Mehmetaj ishte larguar nga kjo pozitë kur në krye të MSH-së erdhi Uran Ismaili nga PDK, i cili në vend të tij emëroi Naim Bardiqin në vitin 2018.