Ariu polar në kopshtin zoologjik pranë Çikagos shijon ditën me dëborë
Një ari polar në kopshtin zoologjik Brookfield pranë Çikagos, po ndjehej si një shtëpi pasi zona e Çikagos u godit nga një stuhi e madhe dëbore të mërkurën.
Sipas medieve të huaja ariu me emrin Hudson e kaloi një pjesë të ditës duke u argëtuar në shtresën e re të dëborës.
Në video, ariu mund të shihet teksa rrotullohet, duke u ngritur për ta shkundur atë dhe pastaj duke filluar nga e para.
Zona e Çikagos u përballë me dëborë prej rreth 30 centimetrash nga një stuhi që shtrihej nga Liqenet e Mëdha deri në Fushat Jugore.