Arian Zeka: Vendimi i Qeverisë ndikon në thellim të deficitit tregtar
Për vendimet e fundit të Qeverisë, për FrontOnline, ka folur edhe drejtori i Odes Amerikane në Kosovë, Arian Zekaj.
Ai tha se shpenzimet e buxhetit të Kosovë duhet të orientohen në aspekte që kanë efekt multiplikativ në ekonomi dhe jo në masa që nxisin konsumin i cili ndikon në deficit tregtar.
“Institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Qeverinë, do të duhej të promovonin dialogun me hisedarë të rëndësishëm të shoqërisë, me qëllim të diskutimit paraprak të masave të caktuara, e sidomos atyre me ndikim signifikant buxhetor. Shpenzimet buxhetore do të duheshin orientuar në aspekte që kanë efekte multiplikative në ekonomi, e jo masa të cilat nxisin konsumin e shtuar dhe ndikojnë në thellim të deficitit tregtar”, tha ai për Front Online.
Zeka foli edhe për ngritjen e çmimeve, ai tha se institucionet duhet që t’i rishikojnë politikat tatimore.
“Për përballimin e ngritjes së çmimeve të produkteve të shumta, institucionet mund të konsiderojnë rishikimin e politikave tatimore, sidomos atyre të tatimit mbi vlerën e shtuar, për të cilat nuk kërkohet as ndryshim i legjislacionit”, tha ai për Front Online.