Argjentina drejt legalizimit të abortit
Politikanët në Argjentinë kanë votuar pro një projektligji që hedh një hap të rëndësishme drejt legalizimit të abortit që është kërkuar prej kohësh nga aktivistët e të drejtave të grave.
Dhoma e ulët e Parlamentit ka miratuar projektligjin dhe tashmë pritet që miratimi të kryhet dhe nga institucionet e tjera. Deri tani në Argjentinë shumë gra janë ndjekur penalisht pasi kanë abortuar, gjë që është ende e ndaluar, shkruan BBC.
Para se të bëhet ligj, projektligji duhet të kalojë edhe në dhomën e sipërme, Senatin teksa votimi pritet të ndodhë para fundit të vitit.
Presidenti Alberto Fernández ka qenë ai që ka propozuar këto ndryshime dhe nëse projektligji do të miratohet gratë do mund të ndërpresin shtatzëninë deri në javën e 14-të.
Aktualisht aborti lejohet vetëm në rast të përdhunimit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik nga shtatzënia.
Votimi në Senat pritet të kryhet në ditët në vijim dhe pritet që të ketë debate, pasi shumë deputetë janë kundër propozimit të bërë nga Presidenti i vendit.
Por dhe pse projektligji pritet të miratohet, Kisha Katolike përsëriti kundërshtimin e saj ndaj abortit dhe kërkoi që të mos merret një vendim i tillë.