Arbërie Nagavci: Betejën do të fitojmë ne
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se s’është e lehtë të shembet e vjetra, por se ajo beson që kjo do të ndodhë.
Sipas saj në këtë betejë tanimë nuk është vetëm Qeveria Kurti, por e të gjithë qytetarëve që e deshën atë.
“Shembja e së vjetrës asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, por nuk është e pamundur. Edhe drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. Në Kosovë, me 6 tetor ka filluar rënia e politikanëve të korruptuar, kthim prapa nuk ka”.
“Do të vazhdojmë të shohim këto ditë përpëlitje për të krijuar qeveri jolegjitime, por përballja finale do të jetë në një skenë me më shumë pjesëmarrës. Tashmë nuk është vetëm beteja e Qeverisë Kurti, e Qeverisë së shpresës si e quajtën me të drejtë, është beteja e të gjithë atyre që deshën një qeveri të tillë. Përballja e të vjetrës me të renë, e të mirës me të keqën, e krimit me drejtësinë, e injorancës me dijen”.
“Dhe këtë betejë do ta fitojmë. Bashkë, ashtu si edhe e kemi filluar, sepse ata që duan ditën me dritë vetëm se po shtohet”.