Arbëria prezanton Labinot Ibrahimin
Labinot Ibrahimi është përforcimi i radhes te skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, KF Arbëria nga Dobraja.
Prezantimi i ish-futbollistit të Prishtinës është bërë në ambientet e klubit lipjanas.
34 vjeçari ka një përvojë të madhe si në futbollin kosovar por edhe në rajon.
Më poshtë njoftimi zyrtar:
KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Lipjanasin Labinot Ibrahimi (Micki).
Ibrahimi një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina.
Ibrahimi do ta bart ndresen kuq e zi te KF Arbëria dhe do ta ndihmojë skuadren në repartin defanziv!
Presidenti i klubit së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit.