Arbër Tolajt të AAK-së i vdes babai
Kandidatit të kryetarit të Pejës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i ka vdekur babai, Sadri Tolaj në mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Tolaj, përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka treguar se babai i tij, profesor Sadri Tolaj ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër.
“Ju njoftoj se sot, në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë babai ynë, profesor Sadri Tolaj. Mbledhja komemorative mbahet me dt. 18.07.2021 ( e dielë) në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, me fillim në ora 11:00. Ndërsa varrimi bëhet poashtu me dt.18.07.2021 (e dielë) në ora 17.00, te varrezat e reja, në Fushë të Pejës. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”, shkroi Tolaj.