Arbenita na prezenton dhuratën e ditëlindjes
Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër më të pëlqyerat në fushën e modelingut.
Ditë më parë bukuroshja shqiptare solli në jetë një vajzë, kështu duke u bërë prindër për herë të parë bashkë me partnerin e saj Feron.
Gjatë ditës së sotme ajo po feston ditëlindjen, teksa na ka prezentuar me dhuratën më të mirë.
“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos ku shihet vajza e saj.
Vajza e ka emrin Nina, ndërsa në ditën kur ajo lindi ka vdekur babai i Arbenites.