Arbenita Ismajli bën deklaratën e fortë: Më kanë përdorur…
Lidhja e tyre e dashurisë ka ardhur për fansat me disa ndarje e ribashkime, por së fundmi duket se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë.
Prej disa kohësh, modelja bukuroshe dhe reperi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”. Madje Fero e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.
Ndërsa nga ana tjetër, Arbenita nuk i kursen thumbat në rrjetet sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, nuk dimë me kë i ka tjetër.
Pak orë më parë, ajo ka plasur “bombën” me foton e fundit që ka publikuar, duke lënë të kuptohet se personat pranë saj e kanë përdorur. “Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- janë fjalët që i bënë fansat shumë kuriozë.