Arben Vitia tregon kur fillon hapja e kafeneve
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kur planifikohet hapja e kafeterive e restauranteve.
Në Klan Kosova, Vitia tha që kanë vendosur që nëse gjithçka shkon në rregull, kafet të fillojnë të hapen prej 1 Qershorit.
E për këtë punë edhe është diskutuar sot në takimin në mes të Vitisë dhe Shoqatës së Gastronomëve.
E pas takimit që Vitia pati me të dhe Odat Ekonomike, tha që është menduar që hapja e kafeterive e restauranteve të mund të filloj më 1 qershor.
Megjithatë, Vitia tha që edhe në këtë rast duhet të ketë masa sikurse të kufizohet numri i tavolinave e të ruhet distanca mes tavolinave e personave në të njëjtën tavolinë.
E kur është pyetur për klubet e natës e ahengjet në masë ka thënë që njëherë është herë, si për to ashtu edhe për pishinat e aeroportet.
Nga 4 maji masa të reja: Hapen lokalet, tregjet, parqet malore….