Arbana Xharra i del në mbrojtje ambasadorit Gashi: Ai nuk përfaqëson shtet islamik
Gazetarja Arbana Xharra, pas shkrimeve të shumta i del në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Ky i fundit pas shpërndarjes së një artikulli të gazetës “Le Figaro”, ka bërë bujë të madhe dhe me kë rast, Arbana përmes Facebook, thotë se ai nuk përfaqëson një shtet islamik.
Ajo ka thënë se ambasadori Gashi as nuk duhet arrestuar e as shkarkuar nga detyra, pasi i njëjti përfaqëson shtet joislamik.
Postimi i plotë i saj:
Ne Kosove po behet thirrje nga “muslimanet e devotshem”, qe te arrestohet ambasadori i Kosoves ne France Qendrim Gashi, pse ka shprendare ne Twitter nje postim me karikaturen e Muhamedit. Ne mesin e ketyre qe bejne kete thirrje ka politikane, aktore…Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik.