Arbana Osmani humb një person të afërt: Mirupafshim atje lart
Prezantuesja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka dhënë lajmin e hidhur se ka humbur një nga personat më të dashur.
Përmes një fotografie të cilën e ka shoqëruar me fjalët prekëse, Arbana bëri të ditur se ka humbur gjyshen.
“Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”, ka shkruar Arbana.
Kujtojmë që gjyshja e saj dhe gjyshi kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të sezonit të shkuar të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, befasi e cila e kishte lumturuar Arbanën pafund.