Arban Abrashi tregon programin e LDK-së për pensionistët
Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot pensionistët e Kosovës para të cilëve ka shpalosur edhe programin për mbrojtje sociale.
Siç bënë të ditur kandidati për deputet nga kjo parti Arban Abrashi, me këtë program parashihet rritja e pensioneve, krijimi i Fondit Pensional, ulja e pragut prej 15 vitesh, barna falas për pensionistët e reforma tjera.
Arban Abrashi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit me numrin 13.
Rritja e pensioneve, krijimi i Fondit Pensional, ulja e pragut prej 15 vitesh, barna falas për pensionistë e reforma tjera, janë pjese e programit për mbrojtje sociale, të cilin e prezentoi Kryeministrja në ardhje, znj. Vjosa Osmani sot para pensionistëve në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.
#LDK134 #VjosaKryeministre #ArbanAbrashi13