Arban Abrashi dëgjon kërkesat e banorëve të Tregut të Gjelbër
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka vizituar banorët e Tregut të Gjelbër për të dëgjuar kërkesat e tyre që kanë.
Abrashi ka shkruar se iu ka garantuar se LDK është e vetmja parti politike që do t’ia kthejë besimin çdo qytetari.
“Takova banorët e Tregut të Gjelbër, i dëgjova me kujdes kërkesat e tyre. Iu garantova se LDK është e vetmja parti politike që do t’ia kthejë besimin çdo qytetari, besimin në shtet dhe në vlera”, ka shkruar Abrashi.