Arban Abrashi : Ardhja e Grenell mesazh i qartë për VV-në dhe LDK-në
Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se vizita e të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka një arsye.
E që siç thekson ai, ardhja e tij është një mesazh i qartë për partitë politike LDK-VV të cilat po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për të formuar qeverinë e re.
Sipas Abrashit, ardhja e Grenellit, po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit i cili siç thotë ai dëshiron stabilitet në mënyrë që të inevstojnë kompani të mëdha në Kosovë.
“Tani po shohim një dorë shumë të fuqishëm të Trumpit. Mesazhi është shumë qartë i tij, i ka takuar partitë që janë për krijimin e qeverisë, ka përmendur edhe marrëveshjen, me Serbinë i ka drejtu mesazh dy partive që po tentojnë krijimin e institucioneve, mesazh korrekt, edhe SHBA dëshirojnë të përqojnë mesazh se si Trump, kompanitë e mëdha duan të inevsotojnë në Kosovë por që duhet stabilitet i madhë politik, ky është mesazh i SHBA se e ka këtë çështje seriozisht”, tha Abrashi në Klan Kosova.