Apple numëron 2.4 milionë të punësuar në Amerikë
Në SHBA, kompania “Apple” ka të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, 2,4 milionë persona.
Kompania “Cupertino” punëson drejtpërdrejt 90 000 persona. Një pjesë e madhe e punonjësve është në sektorin e aplikikacioneve. Aplikacionet funksionojnë për 1,9 milionë amerikanë.
Këtyre u shtohen 9 000 kompani furnizuese amerikane për të cilat Apple ka shpenzuar 60 miliardë dollarë në 2018 dhe që numërojnë 450 000 punonjës.
“Ne jemi në linjë me objektivin e njoftuar në janar 2018 për të kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me 350 miliardë dollarë në vitin 2023”, deklaroi Apple.