Apostolova përgëzon ministrin Vitia dhe Qeverinë e Kosovës për luftën kundër koronavirusit
Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Në një njoftim në Twitter të cilin e ka shpërndarë edhe vet Apostolova, ajo e ka përgëzuar për punën ministrin Vitia dhe gjithë Qeverinë e Kosovës, në luftën kundër koronavirusit.
“Ajo shprehi mbështetje të fuqishme për Kosovën rreth shpërthimit të Covid-19. Ajo ka uruar Ministrin dhe Qeverinë e Kosovës. Katër masa janë marrë deri më tani. BE-ja do të mbështesë Kosovën në lehtësimin e kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftim./FaktePlus
Ambassador @ApostolovaEU had a phone call w/Minister Arben Vitia. She expressed strong support 2 Kosovo of EU & Member States on the occasion of Covid-19 outbreak. She congratulated Minister & GOV. 4 measures taken so far. EU will support Kosovo in easing this difficult period. pic.twitter.com/ZEgrZ63c5G
— EuropeanUnion Kosovo (@EUKosovo) March 20, 2020