Anulohet raportimi i Veliut para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Është anuluar raportimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ky raportim ishte paraparë të nis në ora 10:00, por tashmë është anuluar.
Veliu parashihej që të raportojë lidhur me kasafortën me dokumente të klasifikuara shtetërore për të cilën MPB tha se ishte gjetur në gjendje jo të rregullt.
Fjala ishte për kasafortën në të cilën ruhen dokumente konfidenciale të ministrit të Punëve të Brendshme, që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Ndryshe KMDLNJ i rekomandoi dje Kuvendit të Kosovës, që të mos zhvillojë mbledhjet e Komisioneve për shkak të situatës së tanishme nga virusi COVID-19.
Dje janë konfirmuar tri raste të prekur me COVID-19 brenda këtij institucioni: deputeti i LDK-së, Arben Gashi, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Ligjore dhe Procedurale, Xheladin Hoxha.
Gjithashtu mbrëmë vonë u anulua edhe mbledhja e paralajmëruar e Kryesisë së Kuvendit, që parashihej të mbahej sot