Mbledhja e Qeverisë shtyhet për nesër
Mbledhja e Qeverisë e cila parashihej të mbahej sot nga ora 16:00, është shtyrë për ditën e nesërme.
Mësohet se mbledhja është shtyrë për shkak të moskompletimit të tërësishëm të materialit të nevojshëm.
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi thotë se mbledhja do të mbahet nesër më 28 shkurt në orën 12:00.
“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, thuhet në njoftim.
LVV dhe LDK po vazhdojnë të mos kenë qëndrim të njëjtë rreth taksës. Derisa LDK po kërkon me ngulm heqjen e tarifës, LVV nuk po e sheh me nguti këtë çështje.