Anulohet konferenca e presidentit Thaçi
Presidenca përmes një shkrimi adresuar mediave, ka treguar se është anuluar konferenca e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e cila u paralajmërua të mbahet në orën 19:00.
Arsyeja e anulimit të kësaj konferencë u bë për shkak të Samitit të Zagrebit, i cili aktualisht po mbahet online, dhe po zgjatë më shumë se që është planifikuar.
Më poshtë gjeni njoftimin e presidencës.
Anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për në orën 19:00
Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin