Anulohen të gjitha fluturimet e parapara për nesër
Të gjitha fluturimet e parapara për nesër në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë anuluar.
“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar”, thuhet në njoftimin e ANP-së.
“Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera!”.