Anton Quni i qet kushte Albin Kurtit për mos rrëzimin e Qeverisë
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku edhe po mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Quni nga aty tha se Vetëvendosje po mundohet t’ia lë kile LDK, pasi që ata e panë që nuk munden me ta menaxhojnë situatën. Ai tha se për Kurtin dhe VV ka qenë lehtë të deklarohen kur je opozitë, sepse në opozitë thuhen dëshira të cilat i plotëson vetëm babadimri. E Quni i ka bërë ofertë Kurtit në shkëmbim të tërheqjes së mocionit të mosbesimit, shkruan FaktePlus.
“Po mundoheni tani me ja lënë kile Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ju i keni pa vështërsitë që si kryeministër duhet t’i menaxhoni dhe tani janë shpërputhje me ato qëndrime që i kishit në VV. Kur je opozitë e ke komoditetin me deklaru, me premtu, dëshirat që mundet me i plotësu vetëm babadimri. Kush beson në babadimër. Kurse tani që e keni prek realitetin, kuptohet që ju nuk jeni në gjendje me i menaxhu situatat të cilat janë të prekshme”, tha Quni.
Pas parasysh që mocioni i mosbesimit u iniciua nga LDK, pasi që Kurti ua shkarkoi ministrin e Puënve të Brendshme, Agim Veliun, Quni i bëri publikisht një ofertë Kurti.
Ai i tha Kurtit se ka kohë gjatë pauzës që të tërheq vendimin dhe ta rikthejë Veliun, e në këtë mënyrë Quni tha se do ta marrë përsipër që të flas me Isa Mustafën si kryetar të LDK-së dhe deputetët që ta tërheqin mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie.
E tërheqim mocionin, nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni me taksën e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar.
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, para deputetëve ka nisur fjalimin e tij, duke treguar për eksperiencën e tij prej ushtaraku, duke thënë se nga mosha 14 vjeçare, është angazhuar si ushtarak. Ndonëse për tetë vite me radhë ishte kërkuar që të jetë një qëndrim i uniformuar në Armatën Jugosllave, gjërat më pas me shpërthimin e luftës, kishin ndryshuar dhe çdo kush kishte shkuar nga populli i tij.
” Pasi ne patëm mbledhje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka mundur të jem edhe unë ndonjë nga ata që do të intervistohesha nga gazetarët të më pyesin për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe unë do të isha në një gjendje të tillë a të jem në vijë me kryetarin e partisë, apo me kryeministrin. Zotëri Agim Veliu se a është bazuar, në këto qëndrime nuk e di, nuk e kam pyetur, por në të njëjtën situatë kam mundur të jem edhe unë, dhe të jeni në bindje se unë do të jepja një qëndrim. Edhe unë do të shkarkohesha nga detyra si ministër i mbrotjes”