Ansu Fati pajiset me pasaportë spanjolle
Futbollisti 16 vjeçar i Barcelonës, Ansu Fati, edhe zyrtarisht ka pranuar nënshtetësinë spanjolle, shkruan faqja #wecolorfootball në Instagram, transmeton FaktePlus.
16 vjeçari po tregon se është një futbollist me potencial të madh dhe pikërisht për këtë Spanja i ka ofruar nënshtetësinë, të cilën djaloshi nuk e ka refuzuar dhe pritet që në Kupën e Botës për U17 ta përfaqësoj “Furinë e Kuqe”./FaktePlus