Ansambli “Drenica” udhëton për Turqi, përfaqëson Kosovën në festivalin “Aksu Giresun”
Ansambli i këngëve dhe valleve “Drenica”, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marr pjesë në Festivalin Ndërkombëtare “Aksu Giresun” që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit, ky është edicioni i 42-të, e ku do ta përfaqëoj Kosovën.
“Përshëndetje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Rrugës për në festival Turqi- Giresun”, ka shkruar në faqen zyrtare të Ansamblit “Drenica” në rrjetin social Facebook.
Bashkë me Ansamblin ka udhëtuar edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala.
Ansambli “Drenica” do të përfaqësohet nga këngëtarët e grupit dhe valltarët që përbëjnë numrin 29 gjithsej. /FaktePlus