Ansambli “Drenica” përfaqëson Kosovën në Turqi
Ansambli “Drenica” nga Skenderaj do ta përfaqësoj Kosovën në Festivalin Ndërkombëtare “Aksu Giresun” që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit, ky është edicioni i 42-të.
“Anëtaret e Ansamblit janë të vedishëm për përgjegjësin qe kanë në këtë festival. Është hera e parë qe ky ansambël përformon në këtë vend krahas pesë shteteve tjera, kurse vetëm nga Turqia janë tri grupe pjesë e garës. Programi ynë është i larmishëm brenda kritereve të parapara nga organizatoret”, thuhet në njoftimin e ansamblit “Drenica”.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se ky ansambël do të përfaqësohet nga këngëtarët e grupit dhe valltarët që përbëjnë numrin 29 gjithsej.
“Atje do përfaqësohemi nga këngëtaret dhe valltaret tanë qe tashme ka disa muaj qe janë duke u përgatitur për këtë festival. Gjithsej 29 pjesëmarrës. Do jemi tejet të lumtur pasi qe në mbrëmje do kemi mundësi ti argëtojmë më këngë dhe valle banorët Shqiptar të cilët jetojnë në atë qytet dhe rrethin. Për udhëtimin tonë falënderojmë Kryetarin e Komunës se Skenderajt z.Bekim Jashari , DKRS-në si dhe kompaninë “ ILAA-GR” Prishtinë me pronar Ilir Veliu”, thuhet në njoftim./FaktePlus