Ansambli “Drenica” e përfaqëson Kosovën në Giresun të Turqisë
Në Giresun të Turqisë po mbahet Festivali Ndërkombëtar “Aksu Giresun”, në të cilin festival po merr pjesë dhe Kosova.
Kosovën në këtë festival po e përfaqëson Ansambli “Drenica” nga Skenderaj.
Në këtë edicion të 42-të të këtij festivali, anëtarët e ansamblit “Drenica” janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në përfaqësimin e shtetit tonë.
Është hera e parë që ky ansambël përformon në këtë vend krahas pesë shteteve tjera, kurse vetëm nga Turqia janë tri grupe pjesë e garës.
Ansambli “Drenica” është paraqitur me këngëtarët dhe valltarët tanë, që ka muaj të tërë që janë përgatitur për të përfaqësuar sa më denjësisht Skenderajn dhe Kosovën.
Ansambli “Drenica” nga Skenderaj po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Aksu Giresun” që organizohet nga Qeveria dhe Presidenca e Komunës se Giresunit të Turqisë.