ANP ‘Adem Jashari’ shënon udhëtarin e 2 miliontë
Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar udhëtarin e 2 miliontë. Ky numër udhëtarësh i procesuar përmes aeroportit vitin e kaluar ishte arritur në fillim të muajit Dhjetor.
Prandaj duke e parë këtë trend të rritjes së numrit të udhëtarëve menaxhmenti filloi me investime shtesë duke investuar rreth 3 milionë euro në paisje dhe mjete për procesim të udhëtarëve si dhe në burime njerëzore në mënyrë që të ketë kapacitetin e plotë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Numri i udhëtarëve është rritur për 10.75% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ndërkaq numri i fluturimeve është rritur për 13.9 %./FaktePlus