Ankohet Trump: E fshehën vaksinën që të mos fitoja
Presidenti i SHBA Donald Trump ka folur përsëri, këtë herë me akuza se gjetja e vaksinës efektive kundër Covid-19 ishte fshehur në mënyrë që ai të mos fitonte zgjedhjet.
Trump në Twitter ka shkruar se kompania Pfizer dhe të tjerët kanë pritur që të mbaronin zgjedhjet për të njoftuar gjetjen e vaksinës që është efektive kundër koronavirusit.
“Ata nuk kishin guximin ta bënin atë më herët,” tha Trump, duke shtuar se Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA duhet ta kishte njoftuar atë më herët “jo për arsye politike, por në mënyrë që të shpëtohej jeta”.
Ai shtoi se FDA dhe Partia Demokratike nuk donin të “regjistronin një fitore me zbulimin e vaksinës, por pritën pesë ditë për ta njoftuar atë”.
Trump po ashtu sulmoi edhe (presidentin e ardhshëm) Joe Biden.
“Nëse Biden do të kishte qenë president, ju nuk do të kishit pushuar për katër vjet të tjerë, as FDA nuk do t’i kishte miratuar kaq shpejt. Burokracia do të shkatërronte miliona jetë,” tha ai.
Ai gjithashtu sulmoi mediat sepse, siç tha ai, “parashikimi i rezultateve të zgjedhjeve ishte aq i keq sa që në të vërtetë përfaqësonte ndërhyrje në zgjedhje dhe ata duhej të ishin thirrur për shkak të kësaj”.