Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska
Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe përdorimin e certifikatave të vaksinave.
Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.
Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.
Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë.