Angli: Finalja e FA Cup mund të luhet në tetor
Ideja e fundit e federatës angleze të futbollit për kompeticionin më të vjetër në ishull FA Cup të luhet në muajin tetor.
Është e qartë se rifillimi i sezonit nuk do të ndodhë përpara muajit maj ndërsa datat e lira janë të pakta duke patur parasysh që Kupa e Federatës në Angli ka për të zhvilluar edhe fazat çerekfinale e gjysmëfinale dhe për këtë arsye organizatorët po mendojnë që finalja e madhe edicionit 2019-2020 të zhvillohet në muajin tetor.
Është kjo një ide e realizueshme kjo gjithmonë nëse në finale do të jenë dy skuadra që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit pasi në rast të kundërt finalja duhet të zhvillohet përpara fundit të këtij sezoni në mënyrë që fituesja e FA Cup të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Europa League.