Angelina Jolie pozon lakuriq për revistën e njohur
Angelina Jolie ka folur në “Harper’s Bazaar” për ditët e saj të fëmijërisë.
Angelina Jolie është kujdesur për të gjitha – për të kaluarën e saj, shkruan Page Six.
Ylli teksa pozoi për “Harper’s Bazaar”, ajo foli edhe për ditët e saj të fëmijërisë së egër.
“Pjesa e jonë që është e lirë, e egër, e hapur, kureshtare mund të mbyllet nga jeta,” thotë Jolie – tani një aktiviste dhe profesoreshë vizituese e Shkollës së Ekonomisë në Londër.
E pyetur se si reagon kur keqkuptohet, Jolie 44 vjeç, përmendi tatuazhin e saj që thotë “Një lutje për zemrën e egër të mbajtur në kafaze”.
Ideja për këtë tatuazh i erdhi kur ishte 20 vjeçe, teksa po ngiste makinën me nënë e saj aktore, Marcheline Bertrand.
“Ne shkuam në një sallon tatuazhi dhe e bëra atë në krahun e majtë”, kujton Jolie. “Ajo që bëri ajo atë natë për mua ishte të më kujtonte se e egra ishte brenda dhe pjesë e imja”.
Jolie tani është më e njohur për punën e saj të avokimit me gratë dhe refugjatët dhe roli i saj si nënë e gjashtë fëmijëve.
“Fëmijët e mi e njohin veten time të vërtetë dhe më kanë ndihmuar që ta gjej përsëri dhe ta përqafoj,” thotë ajo.