Angela Merkel bën deklaratën për Afganistanin dhe jep zgjidhjen e saj
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot me kritika të forta se operacioni ushtarak në Afganistan, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka arritur më pak rezultate sesa ishte planifikuar.
Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore duhet të japin ndihmë për vendet fqinje me Afganistanin për t’i ndihmuar ata të përballen me fluksin e afganëve që po arratisen nga talebanët.
Merkel gjatë një konference për shtyp komentoi situatën duke dhënë edhe zgjidhjen e saj.
“Ne duhet të sigurohemi që shumë njerëz që kanë shqetësime dhe shqetësime të mëdha edhe pse nuk kanë punuar me institucionet gjermane, të kenë një qëndrim të sigurt në vendet fqinje me Afganistanin. Ne nuk duhet të përsërisim gabimin e së kaluarës kur nuk dhamë fonde të mjaftueshme dhe njerëzit u larguan nga Jordania e Libani drejt Evropës,”- tha Merkel.