Angela Martini bëhet nënë e një fëmije surrogat
Modelja dhe shkrimtarja shqiptare, Angela Martini me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se është bërë nënë e një fëmije surrogate. Ajo e ka quajtur pjesëtarin e ri të familjes, Kyree Martini Savulescu
Bukuroshja shqiptare, Angela Martini, e cila gjatë verës pati probleme të mëdha pasi që burri i saj Dragos Savulescu, i cili ishte arrestuar për pak kohë nga autoritetet e policisë rumune.
Por, ajo sot ka për të dhënë një lajm të mirë për familjen e saj.
“Djali i jonë – Kyree Martini Savulescu, një zgjatim i dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas”, ka shkruar fillimisht Martini duke treguar se nuk ishte ajo që ka bartuar barrën e fëmijës por një nënë surrogate.