Anarki në Federatën e futbollit kosovarë
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së dhe kryetari i dënuar Agim Ademi, nuk po i binden vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe nuk zbatojnë vendimin për dënimin e këtij të fundit.
KE dhe Agim Ademi kanë vendosur sot që këtë të fundit ta përcjellin për në burg si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi ai nuk jep dorëhqje ndërsa KE pranon që një i dënuar me burg të vazhdoj në pozitën e të parit të FFK-së.
Vendimi i Ademit dhe KE është vendimi që më së shumti e dëmton imazhin e futbollit të Kosovës.
Futbolli kosovarë ka krijuar imazh të mirë në botë, por kreu i saj ka vendosur që ta rrënoj atë.