Analisti Valon Syla: Xhelal Sveçlën e ka rrahur babai i tij deri vonë
Analisti politik, Valon Syla, pretendon Xhelal Sveçlën, u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme, “e ka rrahur babai i tij deri vonë”.
Këtë deklarim, të cilin Syla e ka quajtur “sekret publik”, e ka bazuar në një rrëfim të një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje.
Syla ka ironizuar me Sveçlën, teksa i ka bërë thirrje që ta arrestojë Pacollin, deputetin e AKR-së që dyshohet të ketë hyrë në Kosovë pa lejen e Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Një sekret publik për Komandat Sveçlën.
Kojshia në Dragodan edhe aktivistat e VV’së e dinë që Xhelal Sveçlën e ka rreh baba deri vonë… 1 herë i patën rrotullu kerret e UNMIK’ut, edhe i merr Komandat Sveçla aktivistat mi largu prej shpijave, mos me i gjetë policia ju thotē hajdeni buni te unë në shpi në lagjen Arbëria.. kur hyjnë natën në oborr, ju thotë K. Sveçla, shuni, mos boni zhurmë, hyni kah dritarja se mu çu baba prej gjumi na bon problem…
1 aktivist intelegjent, e kqyr aty Sveçlen edhe i thotë… ti na fole për revolucion e rrënim të sistemeve, rrotullime të kerreve, e tash po na thu runu se baba a? Ti koke papak… i thotë… edhe ecë te shpija.✌😂
Komandat Sveçla… mos e le pa e arrestu Pacollin. Hajde ngutu. Thirre Sali Zybën se edhe ai është nifar speciallci.