Analisti Rron Gjinovci godet deputeten e LDK-së: Është deputete veç se ja kanë vra babën
Analisti kosovar, Rron Gjinovci ka bërë një deklaratë skandaloze pas fjalimit që deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku kishte në Kuvend.
Gjinovci ka thënë se Maloku është bërë deputete vetëm për faktin se ia kanë vra babën. Më tutje ai ka ironizuar duke thënë se vetëm një Kosovë të ofrohet një mundësi e tillë.
Ky koment i Gjinvocit i bërë në llogarinë e tij në Favcebook, ka ngjallur shumë reagime. Më shumë se 700 komente figurojnë në postimin e tij, ku shumica i kërkojnë të turpërohet dhe të kërkojë falje për një pohim të tillë skandaloz.
Mirëpo të gjitha këto duket se nuk i kanë lënë shumë përshtypje Gjinovcit, i cili në një postim tjetër komentuesit i ka quajtur “militantë të Grenellit”
Ndryshe, Doruntinë Maloku është bija e Enver Malokut, i cili u vra në vitin 1999.