Analisti Armend Muja: Grenell ec
Analisti politik Armend Muja i cili hapur mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin vlerëson se liderin e VV e ka rrëzuar nga pushteti Richard Grenell, emisari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump.Ai ka kërkuar që Grenell të largohet nga pozita që mbanë, njësoj sikur militantët e Vetëvendosjes që me sharje e fyerje në rrjetin Tëitter kanë linçuar diplomatinne aleatit kryesor të Kosovës, SHBA.“Ne krejt kete situate, anti-amerikanet me te medhenj jane Grenell dhe rendi i vjeter. Ne SHBA nuk ndrrojne rregullat e lojes politike sipas tekeve te partive por ato dakordohen konsenzualisht. Ne SHBA vullneti i votuesve akomodohet e nuk perjashtohet. Grenell ec”, ka shkruar Armend Muja në faqen e tij në Facebook.Postimi i tij pa ndërhyrje:Vdekja e demokracise se brishte te Kosoves – gjate gares paraelektorale pyetja me e zakonshme e te rinjeve ishte me cilen parti me shku. Pergjigja ime ka qene shkoni aty ku ju mundeni te gershtoni potencialin e se ardhmes me vlerat e se kaluares, nuk ka rendesi se cila parti per sa kohe qe ka nje fuqizim te nje gjenerate te re politike. Disa figura te mia te preferura u zgjodhen e disa tjera quditerisht nuk morren vota. Ata qe u zgjodhen mbeten te pafuqishem. Une nuk mendoj qe rendi i vjeter e ka ndonje problem per se me Albinin, Vjosen apo dikend tjeter, problemi eshte me votuesit e tyre. Pra, rendi i vjeter nuk eshte i gatshem te ndaj vullnetin me ju votues, e deshiron te terin per veti. Sistemi mundet mi ba vend Albinit, Vjoses apo edhe ty individualisht si dekor por jo ndjekesve te tyre. Keto zgjedhje ishin fisheku i fundit i shpreses per evoluim politik. Kosova dhe institucionet e saj nuk mundesojne nje ndryshim te gjeneratave politike dhe pushteteve – eshte plotesisht e natyrshme qe enderrat e juaja te thyhen duke ikur jashte vendit apo duke u gerryer te mllefosur dhe te pafuqishem ne vendin tuaj.
Ne krejt kete situate, anti-amerikanet me te medhenj jane Grenell dhe rendi i vjeter. Ne SHBA nuk ndrrojne rregullat e lojes politike sipas tekeve te partive por ato dakordohen konsenzualisht. Ne SHBA vullneti i votuesve akomodohet e nuk perjashtohet. Grenell ec.