Amir Rrahmani drejt Belgjikës apo Serie A?
Derisa Amir Rrahmani ende s’ka vendosur për të ardhmen e tij, numri i skuadrave të interesuara për shërbimet e tij vazhdon të rritet.
25 vjeçari i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit, po kërkohet nga disa klube evropiane, si Standard Liege dhe Celtic.
Së fundi garës për Rrahmanin i është futur edhe skuadra e rikthyer në Serie A, Hellas Verona.
Mediumi belg “Le Soir” raporton se Hellas Verona po e kërkon lojtarin, që ka vlerë rreth 2 milionë euro në treg.
Rrahmani gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Drenicës, Partizanit të Tiranës, Splitit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Dinamo Zagrebit.