Ambicia e Ukrainës për integrim në BE, përgjigjia i kthehet javën tjetër
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të shtunën se javën e ardhshme Ukrainës do t’i jepet një përgjigje rreth ambicies për të aplikuar për integrim në Bashkimin Evropian (BE).
Këto komente, presidentja e Komisionit Evropian i bëri të shtunën gjatë një vizite të papritshme në Kiev, raporton Euronews.
“Ne duam të mbështesim Ukrainën në udhëtimin e saj evropian,” tha von der Leyen. “Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”.
Ukraina që nga 24 shkurti është duke u sulmuar nga Rusia në një përpjekje për pushtim.
Lufta po vazhdon teksa Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas.