Ambasadori i ri gjerman arrin në Kosovë
Christian Heldt nuk do të jetë më ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Vendin e tij e ka zënë Jorn Rode, i cili sot edhe ka arritur në Kosovë bashkë me gruan e tij, Sonia Lapointe.
Në një postim në Twëitter, Rode ka bërë të ditur se sot do t’i dorëzojë kredencialet.
“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur, unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë. Sot do t’i dorëzoj kredencialet e mia. Falënderoj Christian Heldt për këtë mikpritje dhe shpresoj t’iu takoj të gjithëve së shpejti. I juaji, Jorn Rode”, ka shkruar ai.
Dear followers, on this beautiful day my wife Sonia Lapointe and I have arrived in #Kosovo. Today I will hand over my credentials. I thank @CHeldtBerlin for this warm welcome and look forward to meeting you all here soon… Yours, Jörn Rohde #staytuned pic.twitter.com/MR4zkYemgf
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 30, 2020