Ambasadori i propozuar per shkarkim: Tani është koha e përbindëshave
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar shkarkimin e disa ambasadorëve siç ka thënë ai politik.
Si i propozuar për shkarkim është përmendur edhe Edon Cana, ambasador në Bullgari.
Gazeta Insajderi e ka pyetur Canën për vendimin e sotshëm të Glauk Konjufcës.
Ai krejt situatën e ka shpjeguar përmes thënies së filozofit italian Antonoi Gramsci.
“Bota e vjetër po vdes dhe një botë e re përpiqet të lindë: tani është koha e përbindëshave”.
Të njejtën thënie ai e ka postuar edhe në profilin e tij.