Bernard Nikaj përfundon misionin në Bruksel, këtë javë kthehet në Kosovë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka njoftuar se është në përfundim të detyrës së tij, pas katër vitesh sa ka qenë në detyrë.
Nikaj është shprehur se ka qenë se është nder për ta përfaqësuar Kosovën në BE, Belgjikë, Luksemburg dhe NATO.
Postimi i plotë:
Te dashur miq,
Kjo është java ime e fundit ne krye te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Bruksel. Pas me shume se katër vitesh shërbimi, është koha te kthehem ne Prishtine.
Ka qene nder i jashtëzakonshëm për mua te përfaqësoj Kosovën ne Bashkim Evropian, Belgjike, Luksemburg dhe NATO.
Javëve te fundit kam bere përpjekje qe te takoj e te falënderoj sa me shume nga ju. Ne rrethana tjera do te dëshiroja t’ju kam te gjithëve ne Ambasade për një feste te vërtete falënderimi.
Ju faleminderit shume për përkrahjen dhe bashkëpunimin. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës.
Te dashur miq,Kjo është java ime e fundit ne krye te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Bruksel. Pas me shume se…
Julkaissut Bernard Nikaj Maanantaina 28. syyskuuta 2020