Ambasadori i Kosovës del pozitiv me COVID- 19
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
Ai gjithashtu ka njoftuar se ka filluar trajtimin mjekësor në kushte karantimi./FaktePlus/
Postimi i plotë:
Të nderuar miq !
Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Me respekt,
Nait Hasani