Ambasadori i Izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës nuk ndikon në raportet me Serbinë
Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, tha sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.
Ai tha se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Uashington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.
“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”.
Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli.